Please enter at least 3 characters.

Gjilani eliminon Ferizajn

2016/01/gjilani-eliminon-ferizajn_hd.jpg

Skuadra e Ligës së Parë, Gjilani ka arritur të eliminoj anëtarin e elitës së futbollit kosovar Ferizajn, nga ‘Digitalb Kupa e Kosovës’, për të kaluar në çerekfinale.

Gjilanasit shënuan fitore të pastër me rezultat 2:0, për të kaluar tutje.

Golat për vendasit i shënuan në pjesën e dytë mesfushori Visar Sermaxhaj dhe ish-sulmuesi i Ferizajt, Shkëmbim Salihu.

Trepça ’89, Besa, Feronikeli, Istogu, Drenica, Drita, Llapi dhe Gjilani janë skuadrat që e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën finale të Kupës. Shorti për të mësuar çiftet e çerekfinaleve do të hidhet pas disa ditëve. /Telegrafi/