Please enter at least 3 characters.

Gjiko si përherë i veçantë, vjen me 'freestyle' në Gjoni Black

2020/06/gjikotheflyboy_103931546_194660138658390_5368822461423230504_n-e1592768785918.jpg

Rep-artisti Adren Gjikolli, i njohur ndryshe si Gjiko, njihet për veçantinë dhe energjinë pozitive që përçon përmes këngëve të tij.

Ai vazhdon të tregojë talentin e tij edhe në shkrimin e teksteve, ku shpesh edhe vjen me ‘freestyle’ të papritur.

Kjo vjen, pasi ai gjithmonë tregon vetëbesim në skenë, për të cilën edhe komentohet në masë të madhe nga fansat.

Gjiko (Foto: GjoniBlack/YouTube)

Si përherë, reperi me prejardhje nga Peja ka bërë të ditur se ka zënë një vend të veçantë në industrinë muzikore.

Gjiko së fundmi ka qenë pjesë e emisonit Gjoni Black me Meriton Mjekiqin, ku ka bërë një interpretim të mrekullueshëm të dy ‘freestyle’.

Si përherë, reperi nuk ka zhgënjyer fansat e tij, pa marrë parasysh se një gjë e tillë është e vështirë për tu bërë, pasi nuk ka përgatitje paraprake të tekstit.

Në po të njëjtën paraqitje, ai ka dhënë detaje shtesë për këngën “Xhiro”, e cila do të lansohet javën e ardhshme. /Telegrafi/