Please enter at least 3 characters.

Gjiko po vjen me tri projekte të reja

2019/09/gjikotheflyboy_69351395_504899510322625_4372777586670383035_n-e1568019757975.jpg

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Gjiko, pas angazhimeve të shumta që kishte gjatë kësaj vere është duke i shijuar disa ditë pushimi.

Ai me bashkëshorten Elitën dhe djalin Zërin udhëtuan drejt Turqisë, ndërsa po kalojnë momente të lumtura pranë njëri-tjetrit.

Derisa po argëtohet me familjen, reperi nga Peja ka njoftuar fansat se po vjen me tri projekte të reja muzikore.

Gjiko paralajmëron projekte të reja (Foto: Instagram)

"Tri projekte të reja", është mbishkrimi i postimit të ndarë me ndjekësit në InstaStory.

Gjiko nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme rreth këtyre këngëve, por ajo që dihet është se projektet do të jenë pjesë e shtëpisë së hiteve, RedBox.

Reperi përndryshe muajin e kaluar solli projektin e fundit "My bro" në bashkëpunim me Butën, i cili në platformën YouTube ka mbledhur katër milionë shikime. /Telegrafi/