Please enter at least 3 characters.

Gjiganti spanjoll bën ofertë për Jonathan David - Zonja e Vjetër po kërkon zëvendësuesin

Atletico Madridi ka bërë një ofertë zyrtare për sulmuesin e Juventusit, Jonathan David, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, oferta e klubit madrilen parashikon huazimin e sulmuesit kanadez, me një opsion për blerjen e tij në fund të periudhës.

Bisedimet mes dy klubeve janë në vazhdim, ndërsa ende nuk janë përcaktuar të gjitha detajet financiare të marrëveshjes.

Jonathan David raportohet se tashmë ka shprehur gatishmërinë për t'iu bashkuar skuadrës së drejtuar nga Diego Simeone, pasi Atletico Madrid po kërkon përforcime në repartin ofensiv.

Megjithatë, Juventus nuk pritet të japë dritën e gjelbër për largimin e 26-vjeçarit pa siguruar fillimisht një zëvendësues të përshtatshëm në sulm.

Kështu, e ardhmja e David mund të varet edhe nga lëvizjet e tjera të Juventusit në ditët e fundit të afatit kalimtar. /Telegrafi/