Gjetja e shtatë objekteve në mesin e Babagjyshërve nuk është aspak e lehtë, vështirë të gjenden të gjitha brenda një kohe të shkurtër
Ilustratori Dudolf, që është popullarizuar shumë në Facebook për ilustrimet që fshehin brenda enigma, ka sjellë një tjetër sfidë, pikërisht për Vitin e Ri.
Në një ilustrim, ai ka vënë shumë Babagjyshër, si dhe shtatë objekte tjera që kanë të bëjnë me festën, gjetja e të cilave nuk është aspak e lehtë, transmeton Telegrafi.
Me Babagjyshërve të buzëqeshur, është edhe një lodër në formë të tyre por që duket shumë i mërzitur. Ariu polar, dordoleci, dy ndihmës të Babagjyshit, molla dhe një zile, janë objektet që kërkohen të gjinden.
Derisa është mjaft e vështirë të gjinden brenda një kohe të shkurtër, disa kanë thënë se kanë arritur që t’i gjejnë se ku ndodhen.
Por, nëse jeni në mesin e atyre që mund po mund t’i gjeni, mund të shikoni në imazhin ku të gjithë janë errësuar, ndërsa shfaqen vetëm këto objekte. /Telegrafi/


