Please enter at least 3 characters.

Gjesti i Ronaldos në festimin e golit të tretë, konsiderohet kundërthënës

2021/03/ronadlo.jpg

Cristiano Ronaldo shënoi het-trik në pjesën e parë të ndeshjes ndërmjet Juventusit dhe Cagliarit.

Superylli portugez ka marrë kritika të shumta pas eliminimit të Zonjës së Vjetër nga Liga e Kampionëve që në 1/8 e finales nga Porto.

Dhe ai ka reaguar ndaj kritikëve me tre gola të shënuar në pjesën e parë: një me kokë, një nga penalltia dhe një gol të bukur me këmbën e majtë.

Porse ajo që ka nxitur reagime në rrjete sociale, ishte mënyra e festimit të CR7, i cili u drejtua kah kamerat dhe e drejtoi gishtin pranë veshit të tij.

Në ndërkohë, është raportuar se agjenti i 36-vjeçarit ka diskutuar me Florentino Perez për mundësinë e kthimit të Ronaldos te Real Madridit.

Sipas mediave italiane, Juventusi është i gatshëm ta lejojë largimin e tij për 29 milionë, megjithatë drejtori Fabio Paratici ka thënë se Cristiano “përfaqëson të ardhmen e Juventusit”. /Telegrafi/

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1371152923347058704

<section> <h2>Sipas jush, kush është lojtar më i mirë?</h2> </section> <section> <h2>Cristiano Ronaldo</h2> </section> <section> <h3>Lionel Messi</h3> </section>