Please enter at least 3 characters.

Gjendet pa shenja jete një person në Pejë

2023/05/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete një person në një shtëpi në Pejë.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 11:00.

“Është raportuar për një person pa shenja jete në një shtëpi. Njësitet relevante policore dhe një ekipe e mjekëve kanë dal në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se trupi i viktimës mashkull kosovar është pa shenja jete”, thuhet në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/