Please enter at least 3 characters.

Gjendet një vajzë e vdekur në rajonin e Tetovës

2016/03/Trup-i-pajete.jpg

Një vajzë 12 vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në fshatin Vratnicë të rajonit të Tetovës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vajzën e ka gjetur babai i saj, i cili e ka hapur me forcë derën e banjos, e ka parë vajzën pa shenja jete dhe të shtrirë në dysheme.

Vdekja e vajzës është konstatuar nga mjeku i mjekësisë ligjore, ku është konstatuar një lëndim në pjesën e prapme të kokës. SPB e Tetovës ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i vajzës do të dorëzohet në obduksion./Telegrafi/