Please enter at least 3 characters.

Gjendet një mjet i dyshuar në Pejë

2019/03/policia-2.jpg

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Nabergjan të Pejës një mashkull ka raportuar se gjatë kontrollit në bunkerin e seperacionit respektivisht magnetin i cili ndan metalet që gjenden në zhavorr, kishte vërejtur një mjet të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë, njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar. /Telegrafi/