Please enter at least 3 characters.

Gjendet e shtrirë në tokë pa shenja jete një grua në Prishtinë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur e shtrirë në tokë pa shenja jete.

Rasti ka ndodhur të premten në rrugën “Ismet Jashari” në Prishtinë, në ora 15:00

“Raportohet se është gjetur e shtrirë në tokë pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/