Please enter at least 3 characters.

GJEGJËSITË

2018/02/Charles-Baudelaire-1-e1518953719184.jpg

Poezi nga: Charles BaudelairePërktheu: Primo Shllaku

Natyra asht nji tempull ku shtyllave të gjalla
fjalë të turbullta ‘kajherë u shpëtojnë.
Njeriu përshkohet në nji pyll simbolesh
që shikime prej t’njoftunish tash e parë i drejtojnë.

Si jehona të gjata që prej së largëti përzihen,
e të errta shkrihen në nji të thellë unji,
të gjana sa nata a sa drita vetë,
aroma, ngjyra, tinguj mes vetes kanë gjegjësi.

Ka erna t’mira të freskta si mishi i foshnjes,
të buta si oboet, të blerta si ledinat.
- Të tjerat, të çartuna, të pasuna, ngadhnjyese

që kanë shtrisinë e sendeve të pafund:
si ambra, myshku, livani e kemi,
e që shpirtin e shqisat i nisin tjetërkund.