Please enter at least 3 characters.

Gjatë ditës së sotme janë shëruar 95 persona nga coronavirusi në Maqedoni

2020/04/Klinika-infektive-SK.jpg

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se sot Instituti për Shëndet Publik regjistroi 95 pacientë të shëruar.

Prej tyre 32 janë nga Shkup, 38 nga Kumanova, 16 nga Prilepi, 2 nga Tetova dhe 7 nga Velesi, njofton Telegrafi Maqedoni.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 1.511, numri i pacientëve të rikuperuar është 945, numri i të ndjerëve është 84, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 482.

Ndryshe sot , Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga 249 testimet e bëra, vetëm pesë raste kanë rezultuar pozitive për Covid-19.