Please enter at least 3 characters.

Gjashtë zjarre aktive në Maqedoni

2024/08/parku-nacional-sharri-zjarr-ne-oshlak-rotated.jpg

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se të shtunën më 10 gusht ka pasur gjithsej 42 zjarre në hapësira të hapura.

Prej këtyre zjarreve për momente vetëm gjashtë janë aktive, ndërsa 5 janë nën kontroll dhe 31 janë shuar.

Zjarre aktive ka në Makedonski Brod, Komunën e Ohrit, Komuna e Novacit, Kërçovë si dhe në Çashkë.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut po përballet çdo ditë me zjarret në hapësira të hapura, ndërsa sot u arrestuan edhe tre persona për zjarrvënie./Telegrafi/