Please enter at least 3 characters.

Gigi Hadid dhe Zayn Malik pozojnë për Vogue

2020/06/GettyImages-528214230.jpg
254:"NEW YORK, NY - MAY 02: Zayn Malik (L) and Gigi Hadid attend the "Manus x Machina: Fashion In An Age Of Technology" Costume Institute Gala at Metropolitan Museum of Art on May 2, 2016 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images for People.com)
12:"Mike Coppola

Modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik kanë konfirmuar në muajin prill se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Një lajm i tillë ishte i papritur nga fansat e tyre, ku më pas shpërthyen fotografi dhe aludime të shumta për dyshen, shkruan Daily Mail.

Së fundmi çifti i njohur janë parë të përqafur teksa kanë pozuar për një kampanjë speciale të 'British Vogue'.

Ata i janë bashkuar fushatës së Helena Christenses, e cila edhe ndau një fotografi të tyre, ku pritet që të shesin veshje të ndryshme për ndihmë.

Gigi është parë duke mbajtur telefonin para pasqyrës, ndërsa Zayn kishte kthyer shpinën teksa përqafonte të dashurën.

Modelja dukej mahnitëse teksa në pjesën e sipërme kishte të veshur një bluzë nga marka ‘Denim’ të kombinuar me një minifund të firmës ‘Fendi’. /Telegrafi/