Please enter at least 3 characters.

Genta Ismajli: E kam zvogëluar gjoksin, më kishte marrë malli ta shihja barkun tim

2018/04/26283458_907587956086386_3565533234680823808_n.jpg

Të gjithë mendonin se këngëtarja Çiljeta Xhilaga ishte vetmja që ka bërë ndërhyrje në gjoksin e saj, duke e zvogëluar atë.

Por në fakt, duket se një operacioni të tillë i është nënshtruar edhe këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli.

E ftuar në emisionin “Xing” me Ermal Mamaqin, këngëtarja e ka pohuar një të tillë, ndërsa ka treguar me shaka arsyen që e ka çuar drejt kryerjes së këtij operimi.

“E kam zvogëluar se më ka penguar. Më kishte marrë malli ta shihja barkun tim”, ka thënë duke qeshur Genta.

E njëjta, së fundmi ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Thyhet zemra”, një këngë e zhanrit baladë.

Genta shquhet për fizikun dhe energjinë e saj skenike në çdo paraqitje të sajën. /Telegrafi/