Please enter at least 3 characters.

Gent Cakaj kërkon ndihmë për babain e tij, i duhet urgjent plazmë gjaku nga personat që e kanë kaluar COVID-19

2020/12/Gent-Cakaj-foto-Ridvan-Slivova-2-1.jpg

Ish-ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka kërkuar ndihmë nga personat që e kanë kaluar coronavirusin, për të siguruar plazmë të gjakut për babain e tij.

Cakaj përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ndihmuesit e mundshëm duhet të kenë mbi 50 antitrupa.

Ai luti të gjithë ata që kaën vullnetin të ndihmojnë që të lajmërohen në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK.

Postimi i plotë:Të nderuar miq,I shtrënguar nga beteja me COVID-19, detyrohem të ju kërkojë ndihmë personale për të siguruar me urgjencë plazmë të gjakut për grupin A pozitiv, për babain tim, Shkelzen Cakaj.Gjaku duhet të përmban mbi 50 antitrupa!Ndihmuesit e mundshëm duhet të lajmërohen sa më parë në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në QKUK, në emër të babait tim, Shkelzen Cakaj.Po ashtu, të gjithë ata që kanë mundësi mund të na kontaktojnë drejtëpërdrejtë edhe në këtë numër telefoni: +38345101998!Ju falemnderoj përultësisht dhe Zoti ju bekoftë. /Telegrafi/