Gaziantepi i Turqisë “ngjyroset” në të kuqe, specat thahen nën diell për t’u kthyer në spec të kuq
09/09/2026
Në Gaziantep të Turqisë, specat e kuq të mbledhur nga fushat janë lënë të thahen nën diell për t’u përpunuar më pas në spec të kuq të grimcuar.
Speci i Islahiyes në Gaziantep, i dalluar për aromën e tij të veçantë dhe shijen pikante, shtrihet në sipërfaqe të mëdha nga prodhuesit dhe lihet gjatë gjithë ditës nën diell.
Për të siguruar tharje cilësore, specat kthehen dhe përzihen në intervale të caktuara.
Pas përfundimit të procesit, produktet transportohen në impiante, ku përpunohen dhe më pas arrijnë në sofrat e konsumatorëve si spec i kuq i grimcuar. /AA/


