Gazetarja ia shpëton jetën shoferit të kamionit që ishte mbuluar nga uji derisa po raportonte drejtpërdrejtë (Video)
28/08/2017
Falë gazetares së televizionit Khou në Houston të Teksasit, është shpëtuar shoferi i një kamioni që ishte ngujuar brenda kabinës për shkak të nivelit të madh të ujit që kishte mbuluar gjysmën e kamionit.
Gazetarja dhe kameramani i saj Mario Sandoval kanë qenë ekipi i vetëm në vendin e ngjarjes, kur panë kamionin e bllokuar në ujë brenda të cilit gjendej shoferi Robert, transmeton Telegrafi.
Për ironi edhe objekti i televizionit Khou ishte përmbysur nga ujërat e rrëmbyeshëm, si pasojë e uraganit Harvi që ka prekur këtë zonë
Ajo kishte thirrur ekipet emergjente, të cilët me anije arritën ta nxjerrin shoferin.
“Falënderoj Zotin që keni qenë këtu”, ka deklaruar Robert. /Telegrafi/


