Please enter at least 3 characters.

Gazeta “Tomori”, 12 gusht 1941: I dënuari me Stalinin, rrëfen egërsinë e diktatorit

2016/01/gazeta-ldquo-tomori-rdquo-12-gusht-1941-i-d-euml-nuari-me-stalinin-rr-euml-fen-eg-euml-rsin-euml-e-diktatorit_hd.jpg

Në burg me Stalinin

Një shok i vjetër burgu i despotit të kuq kujton egërsinë e tij aziatike

(korrespodencë e posaçme)

Berlin gusht.

Simon Weretchali është një revolucionar i vjetër rus, i cili jeton qysh prej disa vitesh në kryeqytetin e Reichut. Pasi banoi për një kohë të gjatë në Paris, ku bashkëpunonte nëpër fletoret dhe jepte mësime gjuhe, shkoi në Gjermani për shkak të persekutimeve që i bëheshin nga ana e komunistëve. Simon Weretchaku që kish qenë një bolshevik shumë aktiv, u kthye me kohë në një urrejtës i keq i komunizmit dhe i Stalinit. Mbi regjimin e sovjetëve ai ka botuar disa volume shumë të interesantëshme, që janë kaq akuza të bazuara. Njohja e tij e thellë e gjërave dhe e njerëzve të Rusisë i vjen jo vetëm nga eksperienca e revolucionarit, por edhe ngaqë ka qenë bashkëpunëtor i Stalinit dhe se me të ka qenë në burg.

Ca kohë më parë, Weretchaku, para se të firmohej akordi ruso-gjerman, revokoi përpara një grupi për faqësonjësish të shtypit berlinez, kujtimet e tija të burgut me Stalinin, duke treguar fakte dhe episode që hedhin një dritë të re të tmerrshme mbi fytyrën e diktatorit bolshevik. Po vështroi tani defterin e shënimeve të mija dhe po nxjerr për lëçitësit e “Tomorit” pjesët më të rëndësishme të tregimit që na bëri atëherë Simon Weretchaku.

Weretchaku u arrestua më 1908, kur ishte akoma i ri, nga policia e Bakut për shkak të veprimtarisë së tij konspiratori dhe u mbyll në burgun e Bailowit, ku kaloi tre vjet e gjysmë, para se të syrgjynoset në Narym. Në kohë të ndryshme, ky burgim pothuaj historik, ka qenë i mbushur me njerëz që do t’arrinin të famshmen me revolucionet e shkurtit e të tetorit 1917. Me gjithë që ishte i ndërtuar për të përmbajtur të shumën katërqind hapsanikë, ai përfshinte më shumë se gjashtëqind.

Ata jetonin e flinin njëri mbi tjetrin nëpër të ndarat, nëpër korridoret, nën shkallët. Burgu ish përcaktuar i “hapur” nga fakti se të burgosurit, si ata të politikës edhe kriminelët, mund të shëtitnin lirisht përmes reparteve të ndryshme të godinës. Të mbyllurit politikë formonin me gjithë ato një qerthull të veçantë me një stat të tyren dhe një komision të posaçmë, që vendoste mbi opurtinitetin ose jo për të sjellë të tjerë të burgosur.

Fuqitë e komisionit ishin shumë të gjera dhe më shumë se një herë ai organizoi lëshimin e të burgosurve vepra e të cilëve ishte e nevojshme për doktrinës së Marksit. Bluza e tij prej cohe të kaltërt, kapelloja prej lëkure, që sipas zakonit të Kaukazit nuk hiqej kurrë nga koka, as dimër e as behar, më në fund edhe mania e tij të çfletojë libra tërë ditën e ditës, tërhoqi thellësisht vërejtjen e turmës në mërzi dhe në hetje për të reja. Koba nuk fliste me asnjeri dhe shokët filluan ta konsiderojnë si një mizantrop. Por, së shpejti do të ndryshonin mendje.

Një ngjarje e çuditshme bëri që i posa-ardhuri, përkundrazi zakonit të të burgosurve politikë të qëndrojnë larg të dënuarve për faje komune, zu shpejt miqësi me kriminelët, me falsifikatorët, me kusarët e burgut. Ai e justifikonte sjelljen e tij, duke pohuar se në politikë, po të duash që t’ia mbrish qëllimit, nuk duhet të zbythesh përpara delikteve më të këqija dhe prandaj ishte mjaft e nevojshme të mësohen disa aspekte “teknike”.

Është gjë e pamohuashme se Koba ushtronte mbi kriminelët e burgut një fuqi djallëzore. Kish mundur, nja dhjetë prej tyre, t’i bëjë më vehte, t’i katandisë shërbëtorë të verbër të cilët i bindeshin me një pasivitet absolut.

Me të burgosur politikë, Koba dukej shumë më pak i shoqërueshëm. Me gjithë që ishte i pasionuar për biseda politike dhe ndiqte me interes të thellë ato që zhvilloheshin ditë për ditë midis të burgosurve ai vetë nuk merrte pjesë kurrë.

Vetëm midis revolucionarëve më të rinj, Stalini kish një farë epërsie, dhe kjo i detyrohej njohjes së tij të thellë të veprës së Marksit. Për çdo observim, çdo pyetje ai përgjigjej duke cituar ndonjë copë të “Kapitalit”. Kjo gjë për disa kohë ishte shkak që e thirrë “Leninin.2”, aq më shumë që edhe ai si Lenini, urrente për vdekje menshevikët dhe pohonte se posa që t’i vinte ndorjesh do t’i kish çfarosur si qenër të tërbuar.

Në burg përpjekjet për të ikur ishin të shpeshta. Dënimet me vdekje ekzekutoheshin shumë dendur dhe prandaj kur afronte ora e fundit e ndonjë të dënuari, gjithë të tjerët e ndihmonin të ikë. Edhe duke qëndruar jashtë çdo komploti, Koba nuk kundërshtonte kurrë projektet e ikjes, sado absurde e të pa realizueshme t’ishin.

Por, ai ishte mjeshtër, për të krijuar turbullime, kryengritje, për të bërë intriga me gjithë që vetë qëndronte më nj’anë. Një tjetër veçori mund të na shërbejë për të njohur Stalinin. Në burgun e Bailow-it, gjatë njëfarë periudhe, të burgosurit politikë u pasionuan pas një lodre violente, të cilën ata e quanin “Lodra e nervave”, dhe konsistonte në të shpënët në dëshpërim të një shoku të zgjedhur që më parë pasi i bëheshin të këqija orë me radhë pyetje të pregatitura më parë. Ngadonjëherë arrihej të bëhej suplisi me një rafinim të tillë sa që viktima, në një çast, fillonte të bërtiste si ndonjë i çmendur. Me Stalinin, ky kalim kohe barbar, nuk arrihej kurrë. Sa më shumë që shtrëngohej, aq më i ftohtë bëhej vështrimi i tij, më enigmatike nënqeshja.

Ngjarjet e mëpastajme korresponduan plotësisht me gjykimin që kish bërë mbi Stalinin i burgosuri Weretchak. Kështu e përfundonte ai revokimin e tija: “Mbase Stalini do të mbarojë siç kanë mbaruar pothuaj të gjithë despotët e tjerë rusë; do të qëllohet nga ndonjë revolucion pallati. Gjersa të jetë i gjallë kurrë nuk të përulet, kurrë nuk do t’a bëjë veten të mundur, kurrë nuk do të shtrëngohet të çkëmbejë mendje e taktikë. I bërë nga një bllok i vetëm granitit të Kaukazit, ai nuk do të dorëzohet gjer në frymën e tij të fundit, sikundër pendimet nuk do të prekin kurrë ndërgjegjen e tij gjakësore”.