Please enter at least 3 characters.

Gattuso 'i varfër', por i lumtur, italiani është trajneri me rrogën më të vogël në Serie A

2018/02/Gennaro-Gattuso-e1518531298295.jpg
244:"FERRARA, ITALY - FEBRUARY 10: Gennaro Gattuso head coach of AC Milan gestures during the serie A match between Spal and AC Milan at Stadio Paolo Mazza on February 10, 2018 in Ferrara, Italy. (Photo by Mario Carlini / Iguana Press/Getty Images)
12:"Getty Images

Raportohet se Gennaro Gattuso është trajneri më pak i paguar në Serie A.

Ai kur mori drejtimin e skuadrës së parë të Milanit e bëri me rrogën e Primaveras (skuadrës të të rinjve).

Sipas La Gazzetta dello Sport, trajneri i Rossonerëve fiton 120 mijë euro për sezon.

Kjo shumë e bënë ata trajnerin më pagën më të vogël në kampionatin elitar italian, ndërsa në vendin e 19-të është Fabio Pecchias i Hellas Veronës i cili fiton 250 mijë euro.

(Getty Images)

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, besohet se fiton shtatë milionë euro për sezon, ndërsa Luciano Spalletti katër milionë.

Vlen të theksohet se Vincenzo Montella sa ishte pjesë e klubit nga Milano fitonte tre milionë euro për sezon.

Edhe pse Gattuso është 'i varfër' nga rroga, ai ka ndryshuar Milanin me ardhjen e tij. /Telegrafi/