Please enter at least 3 characters.

Gattuso: Do të luajmë pa frikë ndaj Barcelonës

2019/12/GettyImages-1193963987.jpg
242:"NAPLES, ITALY - DECEMBER 14: Coach Gennaro Gattuso of SSC Napoli looks dejected after the Serie A match between SSC Napoli and Parma Calcio at Stadio San Paolo on December 14, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Napoli do të përballet me Barcelonën në 1/16 e finales në Ligën e Kampionëve.

Napolitanët që dolën të dytët nga grupi mund të thuhet se nuk kishin fat në short, pasi do të përballen me njërën nga skuadrat favorite për ta fituar këtë garë, Barcelonën.

Ndeshjen e parë klubi italian do ta luaj para tifozëve të vet, ndërsa ajo e kthimit do të zhvillohet në Camp Nou.

E për këtë përballje ka folur edhe trajneri i ri i Napolit, Gennaro Gattuso.

Gennaro Gattuso . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Tekniku italian ka thënë se do të jenë dy ndeshje të mëdha pasi përballen me një ekip të shkëlqyeshëm, por që nuk ia kanë frikën.

“Një skuadër e shkëlqyeshme, sfidë e madhe dhe na presin dy ndeshje shumë interesante”.

“Ne do të përballemi në dy ndeshje pa frikë kundër Barcelonës”, ka deklaruar Gattuso.

Këtë vit dy skuadrat janë përballur në ndeshje miqësore në dy raste, ku Barcelona shënoi fitore 2-1 dhe 4-0. /Telegrafi/