Please enter at least 3 characters.

Gattuso: Bëmë shumë gabime, Arsenali e meritoi fitoren

2018/02/gennarogattuso1-1.jpg
233:"MILAN, ITALY - FEBRUARY 18: Head coach AC Milan Gennaro Gattuso reacts during the serie A match between AC Milan and UC Sampdoria at Stadio Giuseppe Meazza on February 18, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)
12:"Getty Images

Arsenali ka arritur të dalë kokëlartë nga dueli i parë në San Siro përballë Milanit.

Topçinjtë kanë triumfuar me rezultat të pastër 2-0 duke bërë një hap të madh drejt çerekfinales në Ligën e Evropës.

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso ka thënë se skuadra e tij bëri shumë gabime në këtë takim.

“E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë edhe pse Arsenali po vinte nga një periudhë jo e mirë por që kanë kualitet të lartë”.

“Kemi bërë shumë gabime në këtë sfidë pasi nuk ishim fare kompakt. Nuk kemi luajtur fare si skuadër”, ka thënë Gattuso.

(Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Trajneri italian ka uruar Arsenalin për fitoren e merituar sipas tij.

“Të luajmë në këtë nivel garash për futbollistët e mijë është diçka e re por prapë them se ata bënë shumë gabime”.

“Duhet të shikojmë te para për mos ta humbur besimin pasi kjo ishte vetëm një ditë e keqe”.

“Arsenali e meritoi plotësisht fitoren dhe e uroj për këtë. Kjo humbje duhet të na shërbejë për të ardhmen”, ka deklaruar Gattuso. /Telegrafi/