Please enter at least 3 characters.

Gati kaloi në konfrontim fizik - vjen 'zarf i zi' në Big Brother pas sherrit të Rikes dhe Eglës

2024/03/collage-1-8-scaled.jpg

Egla Ceno dhe Rike Roçi janë përfshirë në një debat të ashpër në Big Brother VIP Albania 3.

Situata mes tyre eskaloi saqë Rike e mori një qumësht dhe e gjuajti atë, teksa po qëndronte në oborr me konkurrentët e tjerë.

Kjo duket se nisi pasi aktorja ia kishte përmendur familjarët nga jashtë modeles shqiptare.

Foto: Screenshot/YouTube

Ato madje ofenduan njëra-tjetrën me fjalë të ndryshme, ndonëse ndërhynë edhe të tjerët.

Pas kësaj ngjarje, një 'zarf i zi' ka mbërritur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Julia ka qenë ajo që solli zarfin, së cilës i kishin thënë që mos ta hapte deri në spektakël.

Rike më pas u shqetësua nga kjo dhe filloi që të qante duke u ndjerë keq për veprimin. /Telegrafi/