Please enter at least 3 characters.

Gashi i kënaqur që ia siguroi fitoren Colorados (Video)

2016/03/ShkelzenGashi.jpg

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, ia ka siguruar ekipit të tij, Colorado Rapids, fitoren në udhëtim ndaj Kansas Cityt.
Gashi ka shënuar golin vendimtar për Coloradon që ka triumfuar 2:1, të enjten në kuadër të xhiros së gjashtë në MLS. Ai ka realizuar në minutën e 82-të dhe ky është goli i parë i Gashit në SHBA në pesë ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Në këtë ndeshje, Gashi ishte titullar dhe është zëvendësuar në minutën e 89-të. Me këtë fitore, Colorado ngritet në kuotën e dhjetë pikëve dhe zë vendin e pestë në tabelë, përcjell Koha Ditore.

"Unë jam vetëm lojtar dhe jo heroi i ekipit. Kemi bërë një punë shumë të mirë dhe jam i lumtur për fitoren, të cilën e kemi dashur me çdo kusht. Shpresoj të vazhdojmë me fitore edhe në ndeshjet tjera", është shprehur Gashi 27-vjeçar, i cili është përgëzuar për golin e realizuar nga trajneri Pablo Mastroeni.

Gashi te skuadra amerikane është transferuar në fillim të këtij viti nga Baseli. Ai me Colorado Rapids ka kontratë deri në fund të vitit 2019.