Please enter at least 3 characters.

Gary Oldman mezi i mbajti lotët në fjalimin e tij, pas triumfit në SAG (Foto/Video)

2018/01/GaryOldman-1-3-e1516624208450.jpg
322:"LOS ANGELES, CA - JANUARY 21: Actor Gary Oldman accepts the Outstanding Performance by a Male Actor in a Leading Role award for 'Darkest Hour' onstage during the 24th Annual Screen Actors Guild Awards at The Shrine Auditorium on January 21, 2018 in Los Angeles, California. 27522_013 (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktori Gary Oldman nuk ka mundur t'i mbajë emocionet në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Screen Actors Guild.

59-vjeçari u shpall aktori më i mirë në rol kryesor për portretizimin e ish-kryeministrit britanik, Winston Churchill, në filmin "Darkest Hour".

(Foto: Getty Images)

Në momentin e marrjes së çmimit, ai nuk ka mundur t'i fshehë emocionet dhe u bë shumë i ndjeshëm në fjalimin e tij.

(Foto: Getty Images)

Në momentin kur e dëgjoi emrin e tij, aktori veteran u duk i shokuar dhe menjëherë mori një puthje nga gruaja e tij, Gisele Schmidt.

"U bëra i djeshëm. Faleminderit  SAG-AFTRA për këtë nder të madh. Jam shumë i entuziazmuar dhe i gëzuar që ndodhem në këtë mes, jo vetëm me të nominuarit me mua, por me miqtë dhe kolegët e mi".

(Foto: Getty Images)

"Këtu ndodhen gjigantët e aktrimit. Dy prej tyre gjenden në tavolinën time, Geoffrey Rush dhe Richard Jenkins. Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe natyrisht i jashtëzakonshmi, miku im i vjetër i sparingut, Denzel Washington", ishin disa prej fjalëve të aktorit, i cili mezi i mbante emocionet.

(Foto: Getty Images)

Triumfi i tij në SAG, e bën Oldmanin favorit edhe për çmimin Oscar. /Telegrafi/