Gary Neville e ndërpreu Jose Mourinhon gjatë intervistës kur e pa gabimin trashnik të David de Geas
Gary Neville nuk ka mundur t’u besojë syve kur e ka parë gabimin trashanik të David de Geas ndaj Watfordit.
Manchester United pësoi humbje 2-0 në udhëtim te rivali nga Liga Premier në kuadër të javës së 18-të.
Portieri spanjoll gaboi në minutën e 50-të takimit, për t’i dhënë kështu epërsinë Watfordit.
De Gea nuk arriti ta ndalet goditjen e plogësht të Ismaila Sarr, pasi topi i rrëshqiti nga duart dhe përfundoi në rrjetën e tij.
Goli i dytë u shënuan pas vetëm katër minutash, ku Troy Deeney shënoi nga pika e bardhë.
Neville nuk mund ta besonte se De Gea e bëri atë gabim dhe e ndaloi Jose Mourinhon në mes të intervistës para përballjes së Tottenhamit me Chelsean.
Portugezi tha se e kupton Nevillen për këtë reagim, pasi ende është i lidhur emocionalisht me Unitedin. /Telegrafi/


