Please enter at least 3 characters.

Gary Cahill pritet të mbetet në Angli, tri oferta për ish-kapitenin e Chelseat

2019/08/GettyImages-1147152243.jpg
260:"LONDON, ENGLAND - MAY 05: Gary Cahill of Chelsea applauds the fans after the final whistle during the Premier League match between Chelsea FC and Watford FC at Stamford Bridge on May 05, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
12:"Getty Images

Gary Cahill është një lojtar i lirë dhe në pritje për ta mësuar skuadrën e re.

Qendërmbrojtësi anglez është larguar nga Chelsea pas shtatë viteve qëndrim në ‘Stamford Bridges’.

33-vjeçarit i ka skaduar kontrata me klubin londinez dhe është larguar si futbollist i lirë.

Por duket se e ardhmja e tij do të vazhdoj të jetë në vendlindje, më saktësisht në Ligën Premier.

Gary Cahill. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Cahill ka tri oferta para vetës, me West Ham, Crystal Palace dhe Burnleyn që po e duan lojtarin.

Ish-reprezentuesi anglez synon të nënshkruajë një kontratë një vjeçare, pasi pas një viti do të vazhdoj karrierën në MLS te Inter Miami. /Telegrafi/