Please enter at least 3 characters.

Garë e madhe nga gjigantët evropianë për Jules Kounden

2022/02/55dfcb6e-e753-4a13-909d-512aa8eefcdb-scaled.jpg

Jules Kounde është njëri nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.

Francezi ka tri vite që shkëlqen me fanellën e Sevillës, dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave të mëdha.

Por sipas të gjitha gjasave ky është sezoni i fundit i tij në klubin andaluzian, pasi në verë pritet të largohet për ta bërë hapin e madh në karrierë.

Drejtuesit e Sevillës kanë filluar qysh tani të mendojnë për zëvendësuesin e tij, pasi e dijnë se nuk mund ta ndalin edhe për një tjetër vit në skuadër.

Gazetari i Sky Sports, Florian Plettenberg ka raportuar se skuadra të mëdha si Chelsea, Real Madrid dhe Barcelona do të tentojnë transferimin e tij në verë.

Nga ana tjetër klubi spanjoll është gati ta shes yllin e tyre, por për ta lënë të lirë synojnë të fitojnë rreth 70 milionë euro.

Në garë për të janë edhe skuadra si Tottenham Hotspur e Manchester United. /Telegrafi/