Please enter at least 3 characters.

Garë e fortë për deputetë, kjo është top dhjetëshja e pesë partive-koalicioneve politike

2019/09/69976963_389828238587691_3739067973776703488_n.jpg

Shpallja e zgjedhje të parakohshme parlamentare, ka mobilizuar subjektet politike që në zgjedhjet e 6 tetorit të dalin fitues.

Mobilizimi i tyre ka nisur që nga listat me emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës, ku të gjitha subjektet kanë deklaruar se pjesë e këtyre listave nuk do të jenë personat që kanë aktakuza.

Madje për dallim nga zgjedhjet e kaluara, kësaj radhe partitë politike në lista iu kanë dhënë hapësirë edhe kandidatëve të rinj, madje duke i radhitur më lartë sesa disa nga figurat e njohura në partitë e tyre.

Listat me emrat e kandidatëve për deputetë u publikuan të premten si çdo herë në minutat e fundit, para se KQZ të mbyllte afatin për dorëzimin e këtyre listave.

Duke pasur parasysh një gjë të tillë, Telegrafi më poshtë iu sjell top dhjetëshen e kandidatëve për deputetë nga disa prej partive kryesore në vend, si: Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, koalicioni AAK-PSD, dhe koalicioni NISMA-AKR.

Top 10-shja e kandidatëve për deputetë nga LDK:LDK publikoi të premten listën prej 110 kandidatëve të cilët priten të kandidojnë për deputet në zgjedhjet e 6 tetorit.
Në krye të kësaj liste është Vjosa Osmani e cila njëherësh është edhe kandidate për kryeministre nga radhët e LDK-së.

1.Vjosa Osmani Sadriu2.Kujtim Shala3. Avdullah Hoti4.Lumir Abdixhiku5.Anton Quni6.Lirije Kajtazi7.Besian Mustafa8.Driton Selmanaj9.Hykmete Bajrami10.Doruntine MalokuTop 10-shja e kandidatëve për deputetë nga PDK:PDK bëri publike listën e kandidatëve për deputetë në Konventën festive që u mbajtën të dielën, ku edhe shpallën si kandidatë për kryeministër Kadri Veselin.

1. Kadri Veseli2. Hajredin Kuqi3. Eliza Hoxha4. Enver Hoxhaj5. Valon Murati6. Besa Ismaili-Ahmeti7. Memli Krasniqi8. Bedri Hamza9. Blerta Deliu-Kodra10. Uran IsmailiTop 10-shja e kandidatëve për deputetë nga Vetëvendosje:Edhe Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka finalizuar listën e saj të kandidatëve për deputetë.
Kësaj liste do t’i prijë kreu i kësaj partie, Albin Kurti, i cili edhe pritet të jetë kandidat për kryeministër të vendit.

1. Albin Kurti2.Glauk Konjufca3.Albulena Haxhiu4.Arben Vitia5.Yllza Hoti6.Liburn Aliu7.Fatmire Mulhaxha – Kollçaku8.Haki Abazi9.Xhelal Sveçla10. Rexhep SelimiTop 10-shja e kandidatëve për deputetë nga koalicioni AAK-PSD:

Sikurse partitë tjera edhe koalicioni AAK-PSD tashmë kanë finalizuar listën prej 110 kandidatëve për deputetë.
Prijës i kësaj liste është lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili është edhe kandidatë për kryeministër.

1.Ramush Haradinaj2.Visar Ymeri3.Magbule Shkodra4.Burim Ramadani5. Anton Berisha6.Shqipe Pantina7.Pal Lekaj8.Xhafer Gashi9.Donika Kadaj-Bujupi10.Dukagjin GoraniTop 10-shja e kandidatëve për deputetë nga koalicioni NISMA-AKR-PD:Koalicioni i NISMA-AKR-PD, ka bërë publike listën e 110 kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjet e 6 tetorit.
Kësaj liste i prin lideri i NISMA-s, Fatmir Limaj i cili është edhe kandidat për kryeministër.

1.Fatmir Limaj2. Behgjet Pacolli3.Albulena Balaj4.Bilall Sherifi5.Zafir Berisha6. Mirlinda Sopi – Krasniqi7.Islam Pacolli8.Endrit Shala9.Shqipe Kupina10.Haxhi Shala

Duhet kujtuar se nesër përfundon afati për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë nga ana e KQZ-së. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

"Mund të konfirmojmë se gjatë fundjavës subjektet politike kanë mundur të bëjnë korrigjimet apo përmirësimet që janë kërkuar nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim. Certifikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve po besojmë se do të fillojë gjatë ditës së sotme dhe do të përmbyllet nesër, pra më 10 shtator", ka thënë Elezi. /Telegrafi/