Please enter at least 3 characters.

Ganimete Musliu udhëton drejt Gjermanisë, pritet t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjike

2023/08/Ganimete-Musliu-interviste-foto-Ridvan-Slivova-17.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu është dërguar për trajtim mjekësor në Gjermani pas disa problemeve me zemër.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.

Ajo po ashtu në rrjetin e saj social në Instagram ka publikuar edhe një foto me deputeten Musliu, duke i uruar shërim të shpejtë.

"Shërim të shpejtë mikja ime. Të presim edhe me të fortë", ka shkruar Musliu-Shoshi sipër fotografisë./Telegrafi/