Gani Geci publikon emrat e atyre që thotë se u vranë pas shpine
Përplasjet në mes të ish deputetit të LDK-së Gani Gecit dhe deputetit të VV-së, Rexhep Selimit, vazhdojnë ende.
Geci, i cili gjendet në arrest shtëpiak, tash ka publikuar disa nga emrat që, sipas tij, janë vrarë prapa shpine.
“E Di që Rexhepë Selimi me banden e tij qe thirreshin ne Emer te UÇK-es dhe shkruanin Komunikata ne emër te UÇK-es kanë dëshiruar që edhe une Gani Geci te gjindem i vrarë ne mesin e ktyre Burrave te cilët u vranë tinzishte e pabesishtë natën nga Bandat e juaja që i paguanit për te vrarë Shqiptarë .Po qka me ba tashë une i plagosur me nja 5 plagë ne trup jamë gjallë .Gjithaahtu edhe vllau imē Esati i plagosur me kater plagë ne trupë është gjallë .Zoti ma ka dhan shpirtin e jo ju.Prandajë edhe nuk frigohem hiqë prej juve dhe e them te vërrteten dhe vetem te verrteten.Si duket Zoti me ka lanë gjallë për me treguar se kushë keni qenë ju dhe hienat si ju.Jamë mbrojtur dhe do te mbrohen deri sa te jemë i gjallë .Por nji ditë do te dalin ne sheshë pabesitë dhe veprat e juaja tinzare por atehere ju dhe pasardhësit tuaj do te turpërohni .Nese nuk do të ket gjykate qe do ti gjykoj ata qe i vranë tinez kta BurraAtëhere Zoti do ti mallkojë urdhëdhensit dhe vrasesit ktyre burrave te mdhenjë.Mallkimet e zotit nuk do te jënë hiqë me te lehta për ju sepse disa nga ju veqë po i perjetoni.Janë ulurumat e tua te fundit .Kurë Hajnii thotë kapeni Hajnin .Qytetare te nderuar kta janē disa nga ata qe u vranë tinez prapa shpine!!!1.)Ahmet Krasniqin2.) Xhemajl Mustafen3.)Shaban Manin4.) Smail Hajdari 5 Tahir Zemaj6.) Hasan Zemaj7. Bekim Kastrati8.)Besim Dajakun9.)Komandant Drinin10.)Ali Uken11.)Ilir Konoshevcin12.)Haki Imerin13.)Ukë Bytyqin14.)Azem Ahmetin16.)Shefki Popoven17,)Bardhyl Ajetin18.)Envrë Malokun19.)Salih Qekajn20.)Sabahate Tolajn21 Ismet Rrahmani22.)Ismet Racin23.)Isufe Haklajn24.)Xhafer Behrami25.)Baki BehramiKa edhe shumë te tjrë te vrarë e të plagosure” (sic.), ka shkruar Geci.


