Please enter at least 3 characters.

Futbollisti i Çekisë, Simic: Kam gjak serb, por politika nuk ka vend në sport - Mërgim Vojvodën e kam shok

2019/09/Stefan-Simic-e1567683206448.jpg
338:"TYCHY, POLAND - JUNE 21: Daniel Holzer of Czech Republic, Stefan Simic of Czech Republic attempt to stop Lorenzo Pellegrini of Italy from getting the ball during the UEFA European Under-21 Championship Group C match between Czech Republic and Italy at Tychy Stadium on June 21, 2017 in Tychy, Poland. (Photo by Stephen Pond/Getty Images)
12:"Getty Images

Futbollisti i Republikës së Çekisë, Stefan Simic, ka prindër të cilët janë serbë të Bosnjës dhe do të zbresë të shtunën në kryeqytetin kosovar për të luajtur ndaj Përfaqësueses së Kosovës.

24-vjeçari çek luan në klubin kroat, Hajduk Split, por nuk ka mendim negativ për popullin e Kosovës.

Simic gjithashtu ka zbuluar se ka edhe shokë në Përfaqësuesen kosovare, duke përmendur mbrojtësin Mërgim Vojvoda, me të cilin ka luajtur dikur bashkë.

"Bosnja është vend i ndarë në tre pjesë. Familja ime vjen nga vendi ku jetojnë serbo-boshnjakët. Kështu që unë jam serb, jam ortodoks. Jam person pa konflikte", ka thënë fillimisht Simic.

Simic me numër 2 (Foto: Stephen Pond/Getty Images/Guliver)

"Disa lojtarë kosovar përfaqësojnë shtete tjera, shembull Shqipërinë".

"Unë kam shokë mysliman, ortodoks dha katolikë. Shokët e mi janë nga pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë, Ballkani dhe bota, por nuk kam asgjë kundër askujt".

"Këto gjëra ndodhin pikërisht në Ballkan. Por, nuk kam përjetuar gjëra të tilla. Politika nuk i takon sportit. Prindërit e mi më mësuan të respektoj njerëzit".

"Jemi miq të mirë me Mërgimin [Vojvodën]. Por, nuk ka arsyetime. Ne do të shkojmë për fitore. I kam treguar atij se e dua fanellën e tij pas ndeshjes. Ai pranoi dhe më kërkoi timen, gjithashtu”, përfundoi reprezentuesi çek. /Telegrafi/