Please enter at least 3 characters.

Futboll: Trepça fiton, Besa dhe Drenica barazojnë

2016/01/f.1013203314736_210.jpg

“Xehetarët” mundën vushtrriasit në një ndeshje tejet të dobët nga të dy skuadrat. Ishte sulmuesi Enis Zaberxha (69), i cili nga penalltia shënoi golin e vetëm në këtë takim dhe golin e fitores për mitrovicasit.

Ndërkaq, Drenica dhe Besa në stadiumin “Bajram Aliu” kanë luajtur baras 2-2, në një ndeshje me plot aksione dhe katër gola të shënuara.

Ishin pejanët që përmes Diar Miftari (67), kaluan në avantazh Besën e Pejës. I njëjti lojtar në minutën e 80-të nga pika e bardhë dyfishoi epërsinë e pejanëve prej 0-2. Megjithatë, futbollistët e Drenicës nuk u dorëzuan dhe në minutën e 88-të, Genc Hamiti ngushton epërsinë në 1-2, kurse mesfushori Muahmet Dragusha në minutën e fundit shënoi golin e barazimit dhe i siguron një pikë Drenicës.

Raiffeisen Superliga, xhiroja e 10-të - rezultatet:

Trepça - Llamkos Kosova 1-0
Drenica - Besa 2-2
Liria - Hysi 1-1

Nesër, e diel, takohen:

Drita – Trepça ’89 (ora 15:00)
Vëllaznimi – Hajvalia (ora 15:00)

Të hënën takohen:

Prishtina – Ferronikeli (ora 15:00). /Telegrafi/