Futboll: Ndryshon orari i ndeshjeve për shkak të Bajramit
29/09/2014
Festa e Kurban Bajramit ka shtyer drejtuesit e Federatës së futbollit të Kosovës (FFK) që të ndryshojnë orarin e garave në të gjithë kategoritë, duke shmangur ditët e fundjavës kur bien datat e festës fetare myslimane.
Ndeshjet e javës së tetë të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll do të luhen të enjten e të premten.
Të enjten luhet Trepça ’89 pret liderin e kampionatit, Hajvalinë, kurse të premten luhen pesë takimet e tjera. /Sporti1/Telegrafi/
Raiffeisen Superliga / Java 8
E enjte
Trepca 89 - Hajvalia
E premte
Llamkos - Vëllaznimi
Feronikeli - Trepça
Besa - Drenica
Istogu - Drita
Prishtina – Ferizaj


