Please enter at least 3 characters.

Fustani i ditëlindjes së Lizzos dikur ishte veshur nga Kim Kardashian

2021/04/lizzo-kim-kardashian-gaultier-dress-1.jpg

Lizzo po qëndron në linjën e njejtë me Kim Kardashian në departamentin e stilit.

Ylli i popit festoi ditëlindjen e saj të 33-të në Las Vegas të hënën në mbrëmje, duke treguar figurën e saj në të njëjtin fustan me vija nga dizajneri Jean Paul Gaultier që veshi Kim Kardashian për “People’s Choice Awards 2018”.

Lizzo rrëmbeu vëmendje me fustanin në pistën e vallëzimit në vend të tapetit të kuq, teksa postoi video në Instagram duke kërcyer.

Nga koleksioni "Cyberbaba" i pranverës së vitit 1996 të Gaultierit, fustani me iluzion u kthye i azhurnuar me kristale në pasarelën e stilistit në vitin 2019.

Ndryshe, vetëm pak kohë më parë Lizzo ndau një fotografi e zhveshur për të sfiduar standardet joreale të bukurisë, të përjetësuara nga rrjetet sociale. /Telegrafi/