Please enter at least 3 characters.

Fushë Kosova në pushim

2016/01/fush-euml-kosova-n-euml-pushim_hd.jpg

Sipas zyrtarit të Fushë Kosovës, Nysret Rexhepi, skuadra nuk është dorëzuar, por që pas rikthimit nga pushimet do të dihet qartë për veprimet e tyre.

“Aktualisht nuk mund të them asgjë. Javën e ardhshme do të mblidhet kryesia dhe do të diskutojë gjitha detajet, duke filluar nga shtabi teknik e dreri te futbollistët”, tha Rexhepi, i cili nuk e përjashton mundësinë e ndryshimeve, si në bankinë e po ashtu edhe kuadrin e lojtarëve.

“Sigurisht që do të ketë ndryshime, do të sjellim disa përforcime pasi që ne nuk kemi hequr dorë nga mbijetesa. Cilësia e skuadrave tjera nuk dallon shumë, kështu që me disa përforcime të qëlluara ne mund t’i arrijmë objektivat tona, mbetjen në Superligë”, tha Rexhepi. Fushë Kosova është duke e shikuar mundësinë e përforcimeve edhe me futbollistë nga jashtë.

“Na janë propozuar dy futbollistë afrikanë. Ata në fillim të vitit të ardhshëm pritet të vijnë dhe të shohim për çfarë lojtarë bëhet fjalë. Unë personalisht nuk e di çfarë niveli kanë, derisa na është thënë se bëhet fjalë për lojtar të mirë, por pa i parë me sy nuk mund të them asgjë”.

Fushë Kosova stinorin vjeshtor e mbylli e fundit në renditjen tabelare me vetëm 13 pikë të tubuara dhe duket se pranvera për ta do të jetë shumë e “nxehtë” sa i përket sigurimit të ekzistencës. /Zëri/Telegrafi/