Please enter at least 3 characters.

Fushata zgjedhore në Maqedoni fillon të hënën, ja kush prej ku do të fillojë

2016/11/Partite-politike-logo-bashke-1.jpg

Fushata zgjedhore zyrtarisht do të fillojë të hënën më 21 nëntor, ndërsa partitë politike po përgaditen për mitingjet e tyre të para, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM-ja si edhe herave tjera mitingun e parë do ta mbajë në Ohër, ndërsa BDI-ja do të fillojë prej Komunës së Likovës.

LSDM-ja fushatën do ta fillojë prej në Prilep, ndërsa koalicioni "OBRM për Maqedoninë" fushatën do ta fillojë të martën për shkak mos të ndeshet me OBRM-PDUKM-në në Ohër.

Partitë dhe koalicionet tjera ende nuk kanë përcaktuar prej ku do të fillojnë fushatën./Telegrafi/