Fushata e Albin Kurtit: Përmbledhje e aktiviteteve ditore, prioriteteve dhe premtimeve
Lëvizja Vetëvendosje ka intensifikuar aktivitetet e saj zgjedhore, ndërsa Albin Kurti, kandidat për kryeministër, po zhvillon një agjendë të ngjeshur takimesh me qytetarë në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të jashtëzakonshme 2025.
Gjatë këtyre vizitave në komuna dhe lokalitete të ndryshme të Kosovës, Kurti po shpalos drejtimet kryesore të programit politik të Lëvizjes Vetëvendosje, duke vënë theksin te qeverisja, drejtësia sociale, zhvillimi ekonomik, forcimi i institucioneve publike, e të tjera. Takimet shërbejnë gjithashtu si hapësirë për diskutim të drejtpërdrejtë me qytetarët lidhur me çështjet që i prekin ata në jetën e përditshme.
Kjo hapësirë e sponsorizuar do të përmbledhë këto aktivitete në baza ditore, duke sjellë një pasqyrë të plotë të vizitave, deklaratave dhe angazhimeve të tij gjatë fushatës zgjedhore.
Përmes këtij formati, lexuesit do të kenë mundësinë të ndjekin hap pas hapi rrjedhën e fushatës së Albin Kurtit në të gjithë territorin e Kosovës.
20/12/2025 21:29- Kurti takime me banorët e Hanit të Elezit
Pas vizitës në familjen Krasniqi dhe te biznesi Kosova Plast, ditën e vazhduam me takimin me banorë të Hanit të Elezit.Folëm gjerë e gjatë për mbrojtje e siguri, ekonomi e bujqësi. Rendi e sundimi i ligjit, ushtria, nënat, fëmijët e pensionistët, bujku e fermeri, janë gjithmonë në qendër të politikave tona.
20/12/2025 13:49- Kurti vazhdon fushatën shtëpi për shtëpi
Kryeministri Albin Kurti, në Lismir të komunës së Fushë Kosovës, u prit në konakun e familjes Sfarqa.
Kurti tha se si familje e madhe e cila përkrahë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, shumë nga ta tashmë kishin ardhur për të votuar më 28 nëntor, ndërsa të tjerët i dhanë fjalën se të gjithë do të vijnë edhe ditëve në vijim.
Kurti theksoi se drejtimi i nisur më 2021, është i qartë.
Me mbështetjen e secilit qytetar, që garanton fitoren e madhe, Kryeminstri tha se qeverisja e tij do të vazhdojë të jetë në rrugën e drejtë e të duhur, për shtetin në të cilin sundon ligji, për siguri dhe begati.


