Please enter at least 3 characters.

Fury zotohet se do të luftojë me Joshuan dhe “do t’i jep botës luftën më të madhe në 500 vite”

2017/05/C-nUIpkVoAApH0V.jpg

Tyson Fury ka pranuar luftën ndaj Anthony Joshuas pasi ky i fundi fitoi ndaj Wladimir Klitschkos.

Joshua i dha fund legjendës ukrainase në rundin e 11-të dhe menjëherë i bëri thirrje Furyt për një meç.

“Fury, ku je? E di që ai ka kohë që flet, dua t’i jap mundësinë 90 mijë njerëzve të na shikojnë neve”, ka thënë Joshua pas fitores ndaj Klitschkos.

Por, nuk ka vonuar edhe përgjigjja e Furyt: “Eja të vallojmë”.

“Sfida pranohet. Ne do t’i japim botës luftën më të madhe në 500 vite. Do të ndeshem me ty. Je ëndrra e boksierëve”, shkroi Fury në Twitter.

Vlen të theksohet se Joshua është i pamposhtur në 19 luftëra, të gjitha i ka përfunduar me nokaut. Edhe 28-vjeçari Fury është i pamposhtur ku nga 25 meçe, 18 i ka përfunduar para kohe.

Vlen të theksohet se lufta e fundit e Furyt ishte ndaj Klitschkos të cilën e fitoi. /Telegrafi/