Please enter at least 3 characters.

Furgonin që e angazhuan për transport, iku me të gjitha gjësendet dhe i la pa asgjë

2016/01/furgonin-q-euml-e-angazhuan-p-euml-r-transport-iku-me-t-euml-gjitha-gj-euml-sendet-dhe-i-la-pa-asgj-euml_hd.jpg

Becky Zsenk e gjeti në Facebook një llogari, me emrin Lee Green, që ofronte shërbime transporti.

Pas kontaktit me telefon, dy burra u shfaqën në shtëpinë e tyre dhe filluan të bartin gjësendet.

Prej rrobave, orendive, frigoriferit, makinës për larjen e rrobave, si dhe unazës së martesës së zonjës Zsenk, u morën në furgon prej “transportuesve”.

Por, ata nuk i dërguan ato në lokacionin e duhur, por janë larguar pa gjurmë, me gjësende që vlejnë mbi 20 mijë euro.

Policia në vend është njoftuar për këtë plaçkitje dhe ka nisur hetimet.

E, bashkëshortët kanë mbetur me fëmijën e vogël, pa asnjë rrobë, shtrat apo divan, e as frigorifer për të ruajtur ushqimin. /Telegrafi/