Please enter at least 3 characters.

FSK nis kërkimet për gjetjen e 29 vjeçarit serb

2023/05/347244147_549137844062739_3606867274375113496_n.jpg

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë nisur kërkimet për gjetjen e 29 vjeçarit serb, i cili është raportuar si person i zhdukur.

FSK bën të ditur se kanë angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale të komunës së Shtërpcës.

"Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar Ekipet e Kërkim Shpëtimit të Gardës Kombëtare ,në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale të komunës së Shtërpcës, kanë filluar operacionin e kërkimit të riut 29 vjeçar i nacionalitet serb nga fshati Biti e Epërme", njofton FSK. /Telegrafi/