Please enter at least 3 characters.

FRYMÓ

2018/12/pink-floyd-2-e1543965139591.jpg

Nga: Roger Waters (albumi Dark Side of the Moon, Pink Floyd, 1973)Përktheu: Besnik Hamiti

Frymó, frymó ajër
Mos u frikëso të ndjesh
Largohu, por mos më harro
Kërko përreth dhe zgjidh vendin tënd

Sa të jetosh e sa lart të fluturosh
Buzëqeshjet që dhuron dhe lotët që loton
Gjithë çka prek e gjithë çka sheh
Është vetë jeta që do të jetosh

Ngutu, lepur, ngutu
Vrimën gërmo, diellin harro
Dhe kur në fund të kesh mbaruar punë
Mos u ndal, gërmoje tjetrën mengadalë

Sa të jetosh e sa lart të fluturosh
Por vetëm nëse shalon valën
Balancuar në më të madhen
Herët cak do të kesh varrin.