Please enter at least 3 characters.

Frikësoi raportuesin e fajdesë – policia arreston të dyshuarin në Prishtinë

Një person është arrestuar pasi kishte frikësuar një person tjetër i cili kishte raportuar një rast të fajdesë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 08:00, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Gjatë një pune hetimore në lidhje me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte frikësuar viktimën mashkull kosovar në lidhje me një rast të fajdesë që viktima e kishte raportuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/