Please enter at least 3 characters.

Frankfurti i hapur për shitjen e Rebicit te Milani

2020/02/AnteRebic-2-e1582048565866.jpg
245:"BRESCIA, ITALY - JANUARY 24: Ante Rebic of AC Milan celebrates a victory at the end of the Serie A match between Brescia Calcio and AC Milan at Stadio Mario Rigamonti on January 24, 2020 in Brescia, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori sportiv i Eintracht Frankfurtit, Bruno Hubner, ka thënë se Milani mund t’i ndajë marrëveshjet për dy lojtarët, Ante Rebic dhe Andre Silva.

Dy sulmuesit i ndërruan klubet në formë huazimi dyvjeçarë në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, ndërsa kroati së fundmi po kalon formë fantastike.

Kjo ka bërë që Rossonerët të angazhohen për blerjen e kartonit të 26-vjeçarit, ndërsa klubi gjerman është i hapur për këtë gjë.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Duke qenë se transferimi ndodhi disa minuta para fundit të afatit kalimtar, nuk kishim kohë të merreshim vesh për opsionin e blerjes apo për shumën”.

“Të dyja marrëveshjet u bënë shumë shpejt. Në fillim, ato ishin të lidhura, por ne mund t’i ndajmë ato”, ka deklaruar Hubner për Kicker. /Telegrafi/