Please enter at least 3 characters.

Francë - Belgjikë, formacionet e mundshme të super sfidës së 1/8 së finales

2024/07/Screenshot_3.jpg

Ndeshja kryesore e 1/8 së finales në Kampionatin Evropian 'Euro 2024' padyshim që është mes Francës dhe Belgjikës.

Dy kombëtare të forta evropiane do të përballen në fazën e hershme të eliminimit direkt dhe njëra nga to sonte do të shkoj në shtëpi.

Kjo sfidë do të zhvillohet në Merkur Spiel Arena në Dusseldorf me fillim nga ora 18:00 .

Një duel ku përballë njëra tjetrës janë dy emra të mëdhenj të futbollit evropian dhe vetëm njëra do të vazhdoj rrugëtimin drejt trofeut të madh.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps luan me sistemin 4-3-3 dhe nuk pritet të ketë ndryshime në mbrojtje dhe mesfushë, derisa në fazën e sulmit do të jetë treshja Ousmane Dembele, Kylian Mbappe dhe Marcus Thuram.

Ndërkohë Belgjika që luan me sistemin 4-2-3-1 do të ketë në krye të sulmit golashënuesin më të mirë në histori të tyre, Romelu Lukakun.

Formacioni i mundshëm i Francës: Maignan; Kounde, Upamecano, Saliba, T. Hernandez; Griezmann, Kante, Rabiot; Dembele, Mbappe, Thuram.

Formacioni i mundshëm i Belgjikës: Casteels; Castagne, Faes, Vertonghen, Theate; Onana, Tielemans; Trossard, De Bruyne, Doku; Lukaku. /Telegrafi/

<section> <h2>Kush kualifikohet në çerekfinale?</h2> </section> <section> <h2>Franca</h2> </section> <section> <h3>Belgjika</h3> </section>