Please enter at least 3 characters.

Franca sjell donacionin e radhës për Kosovën me materiale për përballje me COVID-19

2021/01/140635255_3751194478260738_3823952829357675568_o.jpg

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot një donacion nga ambasada e Francës, të cilin e dorëzoi ambasadorja Marie-Christine Butel.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se ky donacion përmban koncentrator oksigjeni, maska për oksigjen, maska kirurgjikale, maska me filtrim FFP2, dorëza, pulsoksimetër, termometra dhe rroba mbrojtëse, material shumë i domosdoshëm në përballje me COVID-19.

Postimi i plotë:Sot ka arritur donacioni i radhës nga ambasadorja e Francës në Kosovë, znj. Marie-Christine Butel.Donacioni përmban koncentrator oksigjeni, maska për oksigjen, maska kirurgjikale, maska me filtrim FFP2, dorëza, pulsoksimetër, termometra dhe rroba mbrojtëse, material shumë i domosdoshëm në përballje me Covid 19.Franca gjatë pandemisë ka sjellë ndihma të vazhdueshme për Kosovën dhe jemi shumë falënderues për përkushtimin e sinqertë të Ambasadores Butel.Ambasadorët e shteteve mike evropiane, janë kontribuues të mëdhenj në luftimin e pandemisë Covid-19. Faleminderit Ambasadore!