Formohet këshilli organizativ për manifestimin e Epopesë së UÇK-së
Është miratuar propozim vendimi për formimin e Këshillit Organizativ për manifestimin e Epopesë së UÇK-së, me datë 5,6 dhe 7 mars 2022.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë edhe emrat e Këshillit Organizativ të cilit do t’i prijë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Kurti prezantoi këshillin me këtë përbërje:Kryesues: Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes
Anëtaret:Donika Gërvalla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe DiasporësFadil Nura, kryetar i Komunës së SkënderajtAlbulena Haxhiu – Ministre e DrejtësisëHajrulla Ceku – Ministër i KulturësXhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.Bashkim Jashari – Komandat i FSK-sëDrejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve
Po ashtu, Kurti ka ftuar të dërgojnë përfaqësues edhe nga Zyra e Presidencës, Kuvendi i Kosovës, Komuna e Prishtinës, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Organizuarat e dala nga lufta dhe organizatat e shoqërisë civile. /Telegrafi/


