Please enter at least 3 characters.

Formacioni i mundshëm i Spanjës dhe Katalunisë, kush do të fitonte? (Foto/Sondazh)

2017/10/593ac290e69d9769b0000001.jpeg

Në krahinën e Katalunisë ka përfunduar referendumi për ndarje nga Spanja.

Pas numërimit të votave 90 per qind e votuesve dëshirojnë pavarësimin nga Spanja.

Në rast të pavarësimit do të thotë se shumë lojtarë do të largoheshin nga Përfaqësuesja e Spanjës për të kaluar te ajo e Katalunisë.

Përvec kësaj edhe Barcelona, Espanyol e shumë klube tjera do të largoheshin nga La Liga, për këtë ishte i qartë edhe presidenti i La Ligas, Javier Tebas në vitin 2014:

“Rregullat tona njohin një dispozitë të vetme ku thuhet se vetëm një shtet jo spanjoll mund të luajë La Liga dhe garat e tjera spanjolle dhe ai është Andorra”.

Gjithsesi kthehemi te Përfaqësueset, pas fitores ndaj Las Palmas, Gerard Pique, foli publikisht për një largim të mundshëm nga skuadra e Spanjës, duke thënë se nuk e ka fare problem.

Katalunia përveç që ka ekonomi të fortë, kulturë ajo ka krijuar gjatë viteve edhe futbollistë të mëdhenj:

Portier: Ricardo Zamora (1901-1978).
Mbrojtja: Carles Puyol (1978), Gerard Pique (1987) dhe Joan Capdevila (1978).
Mesfusha: Sergio Busquets (1988), Pep Guardiola (1971), Xavi (1980), Cesc Fabregas (1987) dhe Carles Rexach (1947).
Sulmi: Raul Tamudo (1977) dhe Paulino Alcantara (1896-1964).

Në bankën rezervë: Víctor Valdes, Antoni Ramallets, Jordi Alba, Sergi Barjuan, Albert Luque dhe Sergio Garcia.

Por, a keni menduar se di do të dukej ndonjëherë një formacion i Përfaqësueses së Spanjës pa lojtarë katalunas, dhe si do të dukej Përfaqësuesja e Katalunisë? Më poshtë keni dy njëmbëdhjetëshat e mundshëm:

Në një takim imagjinarë, kush do të fitonte sipas jush? Jepni mendimin duke votuar./Telegrafi/