Formacionet zyrtare, Shqipëri - Izrael: Maran befason me zgjidhjet në debutim
Shqipëria do të përballet sot me Izraelin. Ky takim miqësor do të nisë në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”.
Për Rolando Maran do të jetë debutim në stolin kuqezi. Trajneri italian zëvendësoi Syvlinhon, që e mbylli pas tre vitesh e gjysmë bashkëpunim.
Maran ka surprizuar me zgjedhjen e para jo pak. Anis Mehmeti që nuk është preferuar nga braziliani, e nis si titullar.
Po ashtu Juljan Shehu është ulur në stol, ndërsa rikthehet Ylber Ramadani si titullar. Myrto Uzuni mungon për arsye shëndetësore.
Te Izaeli nga minuta e parw do tw lujw Glouhk i Ajax dhe Solomon i Fiorentinës.
FORMACIONET ZYRTARE
SHQIPËRIA: Sherri; Mitaj, Ajeti, Gjimshiti, Hysaj, Ramadani, Asllani, Lacci, Mehmeti, Broja, Hoxha
IZREALI: D. Peretz, Revivo, Lemkin, Stoianov, Dasa, Glouhk, Kanichowsky, E. Peretz, Turiel, Turgeman, Solomon.
/Telegrafi/


