Please enter at least 3 characters.

Formacionet zyrtare, Angli – Francë: Southgate dhe Deschamps nuk bëjnë ndryshime

2022/12/318614740_1579873502459210_1515261765288573581_n.png

Anglia dhe Franca do të përballen në çerekfinale për biletën e fundit që dërgon në mesin e katër më të mirave.

Kroacia, Argjentina dhe Maroku kanë siguruar një vend në gjysmëfinale.

Anglezët vijnë në këtë ndeshje pas fitores ndaj bindëse ndaj Senegalit me rezultat 3-0.

Në anën tjetër Franca fitoi ndaj Polonisë me rezultat 3-1 për të kaluar tutje.

Gareth Southgate për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me Harry Kane në sulm, i cili do të përkrahet nga Bukayo Saka dhe Phil Foden.

Në anën tjetër Didier Deschamps i ka besuar Olivier Giroudit, i cili do të jetë në krahë me Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann.

Anglia:  Pickford; Walker, Stones, Maguire, Shaw; Henderson, Rice, Bellingham; Saka, Kane, Foden

Franca: Lloris; Koundé, Varane, Upamecano, Theo Hernández; Griezmann, Tchouaméni, Rabiot; Dembélé, Giroud, Mbappé.

/Telegrafi/